Deputeti socialist i shqetésuar pse Albin Kurti s’e mori në telefon Edi Ramën që do vinte për ndeshjen!
Deputeti Petro Koçi ka komentuar ‘ndarjen’, mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e kombëtares, të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, mes atij të Kosovës, Albin Kurtit.
Koçi tha se Albin Kurti nuk e kishte marrë në telefon Edi Ramën që t’i thoshte se do të vinte për ndeshjen.
“E udhës do ishte që të ishin bashkë në të njëjtën tribunë, kat. Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte.”, tha ai.
Përsa i përket raportit politik, deputeti socialist tha se në Kosovë janë përpjekur që Ramën ta quajnë ‘tradhtar’, kurse Kurtit nuk i leverdis të rrijë pranë Ramës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



