E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Strazimiri  i përgjigjet Veliajt: Kur zbritët nga shpellat në ’44, vratë ajkën e Tiranës
Politikë

Deputeti Strazimiri i përgjigjet Veliajt: Kur zbritët nga shpellat në ’44, vratë ajkën e Tiranës

Deputeti Demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për portesten e banorëve të “Unazës së Re”.

“Kur zbritën nga shpellat me opinga e poture në nëntor 1944, grabitën për 46 vjet rrjesht çdo pëllëmbë toke që nuk u takonte për të ndërtuar pallate për oficerët e Sigurimit…
….dhe nuk quheshkan ZAPTUES…
Përkundrazi, i njëjti gen i fëlliqur të tregon “rrënjët e ligjshme të qytetit” … dhe etiketon të tjerë si …. “shpellarë”….”, shkruan Strazimiri në Facebook.

Reagimi i plote i Gent Strazimirit:

Kur zbritën nga shpellat me opinga e poture në nëntor 1944:

– vranë në pragun e derës ajkën e Tiranës, 

– nxorrën nga shtëpitë shekullore pronarët e ligjshëm dhe u futën vetë brenda megjithë morrat që kishin në trup, 

– grabitën për 46 vjet rrjesht çdo pëllëmbë toke që nuk u takonte për të ndërtuar pallate për oficerët e Sigurimit…

….dhe nuk quheshkan ZAPTUES…

Përkundrazi, i njëjti gen i fëlliqur të tregon “rrënjët e ligjshme të qytetit” … dhe etiketon të tjerë si …. “shpellarë”….
Vëreni prapë b*thën kuzhiniere se m*t do ju gatuajë!!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.