Deputeti Strazimiri , mesazh kryeprokurires : ” Për Ideal Të Partisë”
Statusi i deputetit Strazimiri:
Fiks një muaj më parë, PARTIA përmes shoqes Ermonela dhe shokut Blendi Çuçi, betohej “Për Ideal Të Partisë” që, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk do të kishte as kompetencë e as porosi nga Partia për të transferuar, komanduar dhe emëruar prokurorët, veçanërisht ata të dosjes “Tahiri”, “Sejdini”, “Sota”, që futën në siklet Partinë!!!
Mirëpo, “për ideal të Partisë”, që në sekondën e parë që u lirua “karrigia”, në Prokurorinë e Përgjithëshme (të përkohëshme) nuk është bërë asnjë punë tjetër përveç largimit të prokurorëve të sipër-paralajmëruar nga opozita, dhe lirimit të secilit prej “peshqve” respektivë nga ajo çikë “rrjetë” që kishte ky shtet…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



