E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PS-së,  shpreh simpati për  Lulzim Bashën
Politikë

Deputetja e PS-së, shpreh simpati për Lulzim Bashën

Deputetët e Partisë Socialiste nuk lënë rast pa sulmuar dhe demonizuar kreun e opozitës, një pjesëtare e tyre ka dalë nga rreshti dhe ka thënë hapur atë që mendon për Lulzim Bashën si politikanë.

Deputetja e PS-së në qarkun e Dibrës, Almira Xhembulla, e cila në një intervistë për ‘MyLiving’, e ka quajtur Bashën; ‘Politikan të konsoliduar dhe perëndimor’.

‘Z. Lulëzim Basha tashmë është një politikan i konsoliduar dhe ai reflekton në njëfarë mënyre pjesën që është edukuar në perëndim. Ka një diskurs jo gjithmonë shumë të rëndë dhe mendoj që bën dallim nga paraardhësi i tij në këtë aspekt’, ka deklaruar deputetja e Dibrës, e cila  do të ketë habitur me këto fjalë kolegët e vetë brenda grupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.