E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja  Pampuri:Ministrja “lundron” nëpër qendra shendetësore që mungojnë medikamentet
Sot

Deputetja Pampuri:Ministrja “lundron” nëpër qendra shendetësore që mungojnë medikamentet

Deputetja e opozitës Orjola Pampuri ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale mbi Check-up e deshtuar të qeverisë për shendetin.

“Ndërkohe që ministrja “lundron” sa nga njëra qendër shendetësore në tjetrën duke bërë show më karrige e tavolina, në farmacite e ketyre qendrave mungojnë medikamentet bazë, shkruan Pampuri duke akuzuar qeverine se është venë në shërbim të oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

Ja shenimi i plotë në Facebook i deputetes Pampuri:

Check-up- i, PPP dhe tenderat ia kane erresuar ndergjegjen kesaj qeverie, per te pare gjendjen reale te shendetesise sot.

Nderkohe qe ministrja “lundron” sa nga njera qender shendetesore ne tjetren duke bere shoë me karrige e tavolina, ne farmacite e ketyre qendrave mungojne medikamentet baze.
Sot pacienteve, te cilet kane kryer transplant veshkash u mungojne medikamentet kryesore, si imunosurpresori cellcept dhe prografti, njekohesisht edhe analizat sugjerohen te behen ne klinika private per shkak te mungeses se reagenteve ne kete pavion. Kjo eshte shendetesia e amortizuar e ketyre 5 viteve.
Sot KLSH gjen shkelje te renda ne SUT (Spitalin Universitar te Traumes), shpenzime te medha por te pa faturuara e te pajustifikuara ne infrastrukture. Pra keto jane godinat te cilat perurohen ne kurriz te sorollatjeve te qytetareve e ne sherbim te xhepave te oligarkeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.