E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Vokshi apel Ramës:Kalo rrogat e mësuesve
Politikë

Deputetja Vokshi apel Ramës:Kalo rrogat e mësuesve

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka reaguar për faktin se mësuesve akoma nuk u ka kaluar paga e dhjetorit në llogaritë bankare duke e cilësuar këtë dhe si nja falimentim të financave te shtetit shqiptar.

Ndërkohë gjatë postimit ajo ka publikuar një foto të ish ministrit të Finacave Arben Ahmetaj i cili sipas saj u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit.

Postimi i plotë

#MËSUESIT PA PAGA
#RAMA TALLET EKRANEVE PËR RRITJEN EKONOMIKE….

Shumë mësues ende nuk kanë marrë pagat ndërsa jemi në javën e dytë të janarit.
Pagesa e dhjetorit duhet të kishte kaluar në llogaritë bankare të mësuesve më 4 janar, por ende asnjë lajm nga “ky front”.

Ministri i Financave u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit.

Mësuesit s’protestojnë dot se iu shkon Rama në klasë, njësoj siç iu turr sot pedagogëve.

Pa shpërblime në fundvit, me rroga që s’janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mesuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria te vendose t’i paguajë.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit duket që ka halle të tjera të drejtuesve e nuk e ka mendjen të mësuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.