E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Desh e pësoi Kosova,  nga Rama e pazarxhinjtë guxuan të hedhin në treg ndarjen e saj!
Politikë

Desh e pësoi Kosova, nga Rama e pazarxhinjtë guxuan të hedhin në treg ndarjen e saj!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka drejtuar një mesazh domethënës sot, jo shqiptarëve, por të huajve të interesuar për Shqipërisë për t’ua bërë të ditur se spe opozita shqiptare u detyrua të djegë mandatet.

“Po u drejtohem më shumë të huajve sesa shqiptarëve, – tha Kryemadhi. – Dëmin e parë nga kjo qeveri dhe nga regjimi i Ramës desh e pësuan vëllezërit tanë në Kosovë, pikërisht nga ky regjim që ka në themel mashtrimin dhe jo transparencën.

Pikërisht se trëndafilin e PS e ka zëvendësuar me uturakun e qarqeve antishqiptare, se në politike dhe diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve, guxuan derisa ta hedhin në treg për turpin e tyre, ndarjen e Kosovës dhe u desh një samit i tërë për t’u thënë JO, pazarxhinjve të trojeve shqiptare!

Sa më shpejt të shembet ky regjim, aq ms shpejt Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve!” theksoi Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.