Dëshmia e fqinjit të viktimës: Dritanin e vranë në sy të nënës
Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Ai ka qenë flori, atij edhe po t’i bije nuk kthente dorë. Nuk kanë pasur konflikte, nuk kanë qenë problematikë. Kanë qenë duke pirë në lokal, e ka parë një djali im duke pirë atje. Dy makina kanë ardhur mbrapa, janë kthyer dhe atëherë e kanë thirrë atë djalin duke i rënë në telefon, ka dalë jashtë dhe atëherë…Tek shtëpia e kanë vrarë. I kanë parë 2 makina. Nëna e vetë i ka thënë dil Dritan se mos ke zënë rrugën. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


