E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia tronditëse e nënkomisarit: Më kërcënuan me armë në kokë në prani të Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit
Sot

Dëshmia tronditëse e nënkomisarit: Më kërcënuan me armë në kokë në prani të Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit

Një oficer policie ka dhënë një dëshmi tronditëse lidhur me kërcënimin që i është bërë me armë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të Krujës, Rrexhep Rraja, në prani të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla, deputetit Rraja dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Denoncimi është bërë në një video live të publikuar nga gazetari Basir Çollaku në faqen e tij në “Facebook” dhe “Shijak TV”.

Bëhet fjalë për një denoncim nga shtetësja Xhensila Maloku, e cila akuzon djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, se e ka dhunuar dhe ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e armës.

Gjatë dëshmisë live për gazetarin Basir Çollaku në “Shijak TV”, oficeri tregon kronologjinë e ngjarjes ndërsa tregon një episod të rëndë, ku Xhevdet Rraja, vëllai i deputetit socialist, ia ka vënë pistoletën në kokë duke e kërcënuar që të mos e arrestonte djalin e deputetit, Rexhepin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur sipas oficerit, në zyrën e tij në komisariatin e policisë, në prani të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kryebashiakut të Krujës, Artur Bushi.

Dëshmia e oficerit të policisë

Shtetasja Xhensila Maloku ka shkuar te komisariati 6 në Tiranë, bëhej fjalë për djalin e deputetit. E kanë lënë në pritje Xhensila Malokun kanë njoftuar deputetin dhe djalin e tij Rexhep Rrahja dhe deputeti ka ardhur. Këto shpjegime i ka dhënë e dëmtuara. E kanë nxjerrë shtetasen jashtë duke i thënë se ne do të vrasim nëse ti bën kallëzim.

Ka ndodhur në nëntor 2017. Në mjediset e policisë kanë qenë këta persona. Në momentin që këta shtetas e kanë kërcënuar, kjo shtetase nuk kanë dhënë kallëzim. Ka shkuar në komisariatin 3 dhe aty janë njoftuar Rexhep Rraja dhe babai i tij, deputeti Rrahman Rraja, e kanë marrë Xhensilën, e kanë nxjerrë jashtë, e kanë futur në në makinë, dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi i ka thënë, nuk do japësh kallëzim se do të vras, i ka nxjerrë një pistoletë “TT” dhe deputeti Rraman Rraja si deputet i PS ka rregulluar marërdhëniet me oficerë të policisë gjyqësore.

Në datën 21 është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar në komisariat 3, pasi ka deklaruar se nuk kishte besim të shkonte në Fushë-Krujë (aty shkoi e gjakosur dhe nyuk ia morën) aty ia morën dhe për moskomp ia kanë nisur me email kom Krujë. Data 21 ka qenë e shtunë. Unë kam qenë oficer. Në këtë formë ka ardhur kallëzimi. Unë jam njoftuar nga salla operative. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja për t’u paraqitur për të vazhduar vepr hetimore. Ky shtetas është paraqitur. Unë kam njoftuar prokurorin e gatshëm të Krujës. Ka qenë Mirela Kapa. Më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhep Rraja dhe më njofto mua, mos bëj asnjë vep pa mua. Unë kam bërë veprimet për mbajte arme. E mora në hetim për ndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunë, marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin e armës.

Ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. E vura në dijeni prokuroren.

Më tha nëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem, bëj të ditur personit që do arrestohet dhe njofto avokatin. Ishte në kushtet e flagrancës, nuk ka nevojë për urdhër arresti apo ndalimi.

I komunikova se do arrestohesh për këto vepra penale. Në rregull më tha. Kam marrë në tel babain e tij, Rrahman Rraja. Për 30 min erdhi te zyra ime. Rrahmani i shoqëruar nga kryebashkiaku Artur Bushi, i shoqëruar nga Taulant Balla. Nuk e di si u mblodhën aq shpejt. Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë dhe s’kanë nevojë për urdhër. Imuniteti që kanë ata nuk kanë nevojë për urdhër për të hyrë në zyrën time. Ishin 10 persona që i shoqëronin. Këta persona ishin elementë me precedent kriminale të një grupi shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Në zyrë isha unë, shtetasi Rexhep Rraja dhe dy policë. Në momentin që ata kanë hyrë ai u ka thënë policëve dilni jashtë se kemi punë.

Policët kanë dalë jashtë. Mbeta unë, Rexhepi, vëllai i tij Xhelali, Artur Bushi dhe Taulant Balla.

Pasi ngelëm vetëm ne në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit që djali juaj do arrestohet. Aty u hodh dhe më tha: Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim! Vëllai i tij Xhelali më tha nuk ke shanse, nuk del i gjallë nga zyra! Unë i thashë kam marrë urdhër nga prokurorja, në rast të kundërt unë shkoj në burg! Xhelali e kapi prej krahu djalin dhe e nxori jashtë dhe më vuri pistotelën në kokë.

Hiqi duart dhe nuk do flasësh me asnjë njeri në tel dhe këto gjëra do të mbeten këtu në të kundërt unë do të zhduk. Ata i thanë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djalë i mirë oficeri. E tha Taulanti me Bushin, nuk ishin të irrituar. Pa leje e kishin pistoletën, edhe djali pa leje e kishte.

Në këto kushte ata e morën të akuzuarin dhe dolën. Unë mbeta vetëm. Mora shefin e komisariatit tim që quhet Artur Hebaj, e njoftova.

I thashë më kanosën me armë, dua forca për të zbardhuar urdhrin e prokurores se kanë hyrë këta shtetas por ai më tha merre me qetësi se flas unë me ta.

Njoftova prokuroren. Më tha merr drejtuesit e tu dhe kërkoi ndihmë në rrugë institucionale, i thashë që ju kërkova. Prokurorja më tha nëse është kështu problemi le të merret oficeri Gentian Çitozi. Ti mos u ngatërro me të. I thashë që dua të bëj kallëzim për kërcënim me armë. Më tha për të bërë kallëzim duhet të shkosh te Prokuroria e Përgjithshme se janë persona të veshur me imunitet dhe pastaj privatisht më tha për mendimin tim mos u merr me këtë gjë se ti del i humbur. I gjendur në këto kushte nga mospërkrahja e drejtuesit tim dhe nga prokuroria, vazhdoi oficeri Gentian Çitozi.

Oficeri informoi Rexhepin dhe deputetin që të zgjidhet kjo punë duhet të merrni shtetasen te banesa që të bëjë deklaratë që heq dorë nga kallëzimi. Rexhepi, Rediani kanë shkuar te shtëpia e kanë marrë kallëzuesen. Pas shumë përpjekjesh ajo është bindur dhe ka firmosur. U mbyll historia këtu dhe u referua vetëm për veprën përndjekje. Në datën 27 korrik kam marrë dosjen hetimore duke thënë prokuroja do ta vazhdosh ti se nuk ka kush ta vazhdojë. Oficeri tjetër Çitozi u pezullua pasi shtetsja Xhensila e kallëzoi të SHCKB në Durrës për shkak të shpërdorimit të detyrës që kishte bërë. Prandaj më kaloi mua.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.