E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmitarët nga vrasja e 14-vjeçarit në kryeqytet: Ambulanca shkoi me vonesë.
Uncategorized

Dëshmitarët nga vrasja e 14-vjeçarit në kryeqytet: Ambulanca shkoi me vonesë.

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të rëndë mes adoleshentëve.

 I mituri dyshohet të jetë “qëlluar gjashtë herë në zemër dhe në bark”.

Sipas dëshmitarëve, thuhet se ambulanca ka ardhur më vonë dhe është dërguar me automjet në spital, nga pronarët e biznesit aty pranë.

Personi tjetër është goditur 2 herë me thikë, thotë gazetarja dhe se ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. Sipas burimeve bëhet fjalë edhe për një djalë tjetër që është plagosur dhe po merr mjekim në një spital privat.

“Ka pasur shumë dëshmitarë në vendngjarje, por disa të tronditur nuk kanë ndërhyrë. Vetë dëshmitarët pohojnë se nuk kanë dashur të ngatërrohen. Ka pasur të tjerë që kanë tentuar të japin ndihmë, por për shkak se kanë vrapuar, e kanë pasur të pamundur”, tha një qytetare.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të rinjve. Ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.