‘Dëshmitari X’, gazetari Olldashi: Ja çfarë ndodhi në lokalin e Habilajve
Olldashi ka dalë sot para medieve ku ka treguar detaje në lidhje me audio-përgjimin e bërë dhe më pas lëvizjet që kishte bërë së bashku me Veliun.
Siç dëshmon Olldashi, pas takimit me Agron Xhafajn, bashkë me Albert Veliun kanë shkuar të lokali i Habilajve ku është diskutuar për drogën që do merrej.
Pjesë nga deklarata e Jetmir Olldashit:
Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.
Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.
Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.
Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.
Më pas jemi kthyer në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



