E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga atentati me një shqiptar të vdekur në Athinë
Uncategorized

Detaje nga atentati me një shqiptar të vdekur në Athinë

Një atentat mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë.

Dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës

Ndërsa personi tjetër, Edi Lulo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.

Ky i fundit rezulton të ketë pasur udhëtime edhe ne Dubai.

Autorët përdorën një makinë të vjedhur herët në mëngjes sot më zonën e Peristerit.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi ku u vra me plumb në kokë në një atentat Irakli Davella dhe u plagos me armë zjarri Edi Lolo, të dy shqiptarë.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga mediat greke, viktima Irakli Davella ka mbetur i shtrirë në rrugë pranë mjetit të tij, ndërsa aty pranë janë edhe forcat e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.