E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DEVOLL/ Eduard Duro i jep   1.1 MLD nipit të Sadri Abazit
Sot

DEVOLL/ Eduard Duro i jep 1.1 MLD nipit të Sadri Abazit

Pastrimi na rezulton të jetë një nga ato biznese që sjellin shumë përfitime. Sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e bashkive apo komunave në vend, paratë që qarkullojnë nëpër duart e atyre që e organizojnë kapin nivele të larta.

Por që të bësh sa më shumë para, duhet normalisht të marrësh edhe sa më shumë tendera. Sadri Abazi, ish-deputeti socialist nuk resht së marrë tendera nëpërmjet nipit të tij Arbër Abazi. Nëpërmjet kompanisë ALKO IMPEX CONSTRUCTION, Abazi ka marrë një numër të pafund tenderash kryesisht për pastrim nga një pjesë e madhe e bashkive në vend.

Radhën për të mbushur xhepat e tij plot para e ka tashmë Bashkia Devoll e drejtuar nga Eduard Duro. Kjo bashki ka organizuar një tender me objekt “Shërbimi i Pastrimit për Bashkinë Devoll” me fond limit 97,242,575 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-75869-07-24-2023 me datë hapje 25-07-2023 dhe datë mbyllje 24-08-2023. Për të dhënë idenë se gjoja në ka patur konkurrencë, në tender kanë marrë pjesë 3 kompani, përfshirë fituesin.

Por ajo që bie në sy është fakti se ofertat e tyre janë shumë të përafërta, çka rrit dyshimet se kemi të bëjmë me një pjesëmarrje fiktive. Fituese e kësaj procedure sigurisht që është shpallur kompania ALKO IMPEX CONSTRUCTION për një vlerë të ofruar prej 95,782,140 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit del se kjo vlerë është sa 98.5% e tij, duke rritur akoma më tej dyshimet për një fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.