E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Devoll/ Kryebashkiaku i Rilindjes hyn në zyrë “hajdutçe” dhe me dhunë
Politikë

Devoll/ Kryebashkiaku i Rilindjes hyn në zyrë “hajdutçe” dhe me dhunë

Kryebashkiaku i ri i Devollit nga radhët e PS, Eduard Duro, është futur forcërisht në ambientet e Bashkisë. Ai mbërriti pranë institucionit menjëherë sapo kryebashkiaku në detyrë, Bledjon Nallbati i Partisë Demokratike, përfundoi orarin zyrtar të punës dhe u largua prej aty.

I shoqëruar nga prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, Eduard Duro e ka gjetur mbyllur derën e Bashkisë, por ajo është hapur duke shkatërruar bravën, pas vendimit të marrë nga një komision i ngritur nga përfaqësuesit e PS. Ka qenë një punonjës i bashkisë i cili ka thyer bravën e derës siç duket edhe në këto foto, duke e hapur atë, në mënyrë që të futet në zyrën e tij kryebashkiaku i ri.

Sot në Devoll pati përplasje dhe tensione, pasi socialistët vendosën të konstituonin këshillin bashkiak. Eduard Duro u betua në ilegalitet si kryetar i ri i bashkisë, në ambientet e Prefekturës, pasi demokratët nuk pranuan të lironin Bashkinë. Për opozitën, 30 qershori është nul, pasi më herët presidenti i Republikës me dekretin e datës 10 qershor, anuloi zgjedhjet vendore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.