E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhitë e Gertës janë të vërteta, ç’do bëjmë me veten avatar?
Sot

Dhitë e Gertës janë të vërteta, ç’do bëjmë me veten avatar?

Sonila Meco

Nga foltorja e kuvendit kanë folur të zgjedhur e të pazgjedhur prej nesh, të shkolluar e të padiplomuar, të ndershëm e kriminelë, viktima e xhelatë, të mençur e të pazotë.

Nga ajo foltore janë artikuluar 27 vite tranzicion shqiptar, i dhimbshëm, përjashtues, vrastar, denigrues, i padrejtë, zaptues, shkatërrues, i ashpër e dhunues.

Ndaj ngjan bast i humbur pritshmëria e një të vërtete të madhe, mbijetuese, çarmatosëse e triumfuese kumtuar nga ajo foltore. Kush guxoi, nuk është më aty, kush provoi u baltos, kush rezistoi u përshtat. Për këtë fjalimi i ndjerë i Gertës me atë sfond e audiencë, lagur me lot e mbathur me lutje bën zhurmë.

Zhurmë herë frymëzuese e herë konspirative. Sepse kush hyn aty ka mallkimin e paragjykimit si hyri, pse dhe në emër të çfarë. Ka kohë që aty nuk hyjnë të zgjedhurit prej nesh, a ndoshta nuk kanë hyrë kurrë.

Sikur Gerta të kish folur në tjetër sfond, për një tjetër audiencë, lagur veç nga djersët e punës e mbathur veç me krenarinë e çfarë ka arritur e refuzim të pranimit të realitetit siç është, fjalët e saj nuk do shkaktonin këtë ndarje. Do dëgjoheshin për realitetin e hidhur që bartin, të vërtetën e madhe që klithin zanoreve, zemëratën e papërmbajtshme që do rrëzonte çdo qeveri, frymëzimin e jashtëzakonshëm që sot do kish nxjerrë njerëzit në rrugë.

Ja që sot fjalët e Gertës, një gruaje ndërtuar vetë e sakrificash janë status facebook-u, instagrami, tweeter-i dhe jo një revolucion rrënjësh. Këtë më mirë se kushdo e di Gerta që foli nga kuvendi, vendin që shpërfillet, fyhet e denigrohet nga ata që kanë në dorë fatet e vendit. Ne, populli të rrjeteve sociale.

Dhitë e Gertës janë të vërteta, ç’do bëjmë me veten avatar?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.