E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna në protestë/ Visar Zhiti mesazh gazetarit Kasmi: Gjaku i derdhur është më i fortë se ata…
Sot

Dhuna në protestë/ Visar Zhiti mesazh gazetarit Kasmi: Gjaku i derdhur është më i fortë se ata…

Gazetari Blendi Kasmi i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së të shtunës, ka bërë publik në faqen e tij në Facebok një mesazh shumë domëdhenës nga shkrimtari dhe publicisti Visar Zhiti ku ai i shpreh mbështetjen gazetarit.

Zhiti duket se masazhin ja ka dërguar privatisht, por Kasmi e ka bërë publik dhe e ka shpërndarë më miqtë në Facebook.

‘Bekuar qoftë gjaku që ushqen fjalën, jo vetëm të lirë, por të lirisë’, shkruan mes të tjerash Zhiti për Bledi Kasmin.

visar zhiti

Postimi i Kasmit

Një mesazh nga Visar Zhiti

I dashur Bledi, tê jam pranë. Qofsh mirë me shëndet e të gjitha!… Ju e dini mirë që shpesh shkrimet tona janë shkruar mē parë në gjak. Bekuar qoftë gjaku që ushqen fjalën, jo vetëm të lirë, por të lirisë, fjalën e dashurisë dhe të drejtësisë, të dinjitetit të njeriut, sidomos tani të atyre që u persekutuan e vazhdojnë… Shpesh na e duan gjakun që derdhim, por jo ne vetë. Unë besoj se gjaku është më i fortë se ata… Po e mbyll siç e nisa: të jam pranë. Qofsh mirë me shëndet e të gjitha! Visar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.