E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuruesi anonim në emisionin “Stop” meriton të shpallet njeriu i vitit
Sot

Dhuruesi anonim në emisionin “Stop” meriton të shpallet njeriu i vitit

Në emisionin “Stop” u publikuan, gjatë natës së vitit te ri, një sërë rastesh ku qytetarë të ndryshëm i janë përgjigjur thirrjeve për të ndihmuar familje të varfëra në kufi të mbijetesës. Një person prej tyre dhuroi një shumë parashë për një familje, duke preferuar të mbetet anonim, pa ia marrë vesh njeri emrin.

Per mua ky person e meriton të shpallet njeriu i vitit, ashtu anonim siç eshtë. Ne besimin tim të thellë, është pikërisht mirësia e këtyre njerëzve të heshtur që e mban këtë vënd ende në këmbë, ne kushtet ku ndodhet. Eshtë pikërisht kjo mirësi e fshehur tek njerëz të thjeshtë e të padukshëm që e pengon hidhërimin e Zotit të na shkundë nga themelet, me gjithë keto zullume që na rrethojnë.

E ndërsa nderojmë e respektojmë publikisht lloj-lloj, kusari, hajvani, kurvari, perversi e narcizisti, kemi nevojë që të mos i lëmë jashtë vemendjes raste të tillë bujarie frymezuese. Shembuj të tillë duhet të jenë modelet e vërteta për shoqerinë dhe jo ato që na serviren çdo ditë me shkelqimin e rremë të piarit e marketingut nga ekranet e TV-ve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.