Dikur e paditi në gjykatë, sot Rama u takua vëllazërisht me Haradinajn , zbardhet diskutimi mes tyre! Ish-kryeministri: Ja çfarë i kërkova
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë.

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u shpreh se takimi me Ramën ishte vllazëror dhe se u diskutua për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria e rajoni.
Ramush Haradinaj theksoi se “i kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.
Përplasje dhe padia e Edi Rames me Haradinajn disa kohë më parë
Rama pretendonte se Haradinaj, ka shpifur me deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, Haradinaj kishte deklaruar se “padia e kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri Rama ka takuar të gjithë liderët politikë dhe institucional, por jo edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



