E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dikur qeshët me Edi Ramën e pikturuar në mur…
Uncategorized

Dikur qeshët me Edi Ramën e pikturuar në mur…

Projekti i Rilindjes Urbane gjatë katër viteve të para të qeverisjes së majtë solli një transformim rrënjësor në qytetin e Tepelenës.

Por kjo edhe falë punës së palodhur të kryebashkiakut të saj, Tërmet Peçit, i cili shpesh herë ka qenë në qendër të lajmeve jo për punën e madhe, por më shumë për batutat që shpesh herë ka lëshuar.

Pjesë e investimeve nga qeveria ka qenë ajo e projekti të qendrës së qytetit dhe bulevardit kryesor por edhe rikonstruksioni i gjimnazit “Abaz Shehu”, i cili pa frikë tashmë mund të konsiderohet si një prej godinave më moderne në gjithë vendin.

Megjithatë shumë shpejt qytetit jugor do t’i shtohet edhe një tjetër godinë moderne, siç është ajo e pallati të sportit që nga të gjithë tepelenasit njihet si palestra e qytetit.

Pak kohë më parë mediat në fakt u morën me një vizatim në mur ku ishe kryeministri Rama duke shënuar pikë në një rrjetë basketbolli, dhe jo me investimin dhe transformimin që ka pësuar godina e vjetër në këtë qytet.

Por tashmë të gjithë mund të shikoni se çfarë ka ndodhur në atë gërmadhë të shkretë që ishte njëherë e një kohë palestër për shkollën dhe jo vetëm.

Këto janë disa pamje nga jashtë palestrës, ku siç duket projekti i ngjan një ndërtese me stil modern. Kjo renditet  tashmë në ato projekte që po i ndryshojnë dita ditës fytyrën qytetit të Tepelenës.

Shumë të tjera janë në plan për tu bërë, ku përmendim këtu atë të Nivicës pak kilometra larg Tepelenës apo të Kurveleshit. Të gjitha këto mbeten për tu vizituar pse jo verën që po vjen.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.