Disa pyetje për promovuesin e FRIDËS dhe heshtjen e SPAK-ut
Kjo verë e nxehtë duket edhe me përvëluese për kryeminitrin Rama të cilin e shikoni më shumë të udhëtojë me avionin e personalizuar dukeu rropatur natë e ditë për të zgjidhur problemet e Ballkanit të mbyllur, dhe të Europës së hapur. E shikoni të bëjë starin e rrjeteve sociale , ‘blogerin me famë botërore’. Kryeministrit tonë i del koha të bëjë podkast me Luizin, Elvanën dhe Benetin por nuk gjen pak kohë të kontrollojë menaxhimin e punëve publike të qeverisë për cilën është votuar dhe paguhet nga taksat tona.
Skandalin erotik tê Safetit, e mbuloi bubullima e dhunës nga fisi i deputetti Rraja , teksa opinioni publik ishte hutuar nê telenovelën e arratisjes së Arben Ahmetaj,
një letër nga Komisionit Europian njoftoi qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.
Letra i ka mbërritur disa institucioneve por edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili drejton Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës europiane
Po çfarë thuhet në letër?
“Për të mos lejuar abuzimin e mëtejshëm të fondeve dhe për të mbrojtur interesin e taksapaguesve të Bashkimit Europian, ju njoftojmë se kemi vendosur të pezullojmë disbursimin e transhit të mbetur të programit IPARD për Shqipërinë derisa autoritetet shqiptare të përmbushin të gjitha kushtet dhe mangësitë e evidentuara”
Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian.
I nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.
Burime nga delegacioni i Bashkimit Europian Tthane se OLAF, ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare.
Në letër Komision Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se mund të përjashtojë Shqipërinë nga programi IPARD III per shkak te korrupsionit. Deri në vitin 2027 parashikohet të jepeshin 146 milionë euro grante për fermerët shqiptare.
Hetimi nga BE për fondet e bujqësisë në Shqipëri nisi në vitin 2021.kur hetuesit e OLAF zhvilluan një operacion blitz në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së duke sekuestruar kompjutera, dokumente si dhe prova të tjera në funksion të hetimit për shpërndarjen e granteve të bujqësisë.
Në dy vite e gjysmë, hetuesit e OLAF zbuluan abuzimet dhe korrupsionin ne Shqiperi, duke cuar ne vendimin ekstrem: pezullimin urgjent të fondeve për Shqipërinë
Ky vendim bombë i KE e ka tronditur qeverinë shqiptare.
Por disa pyetje do të duhet t’ia bëjmë kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka faj asnjëherë dhe nuk mban aspak përgjegjësi për veprimet korruptive të ministrave dhe bashkëpunëtorëve të tij.
E dinte kryemnistri për hetimin e OLAF dhe cilët janë zyrtarët shqiptarë të implikuar në të?
A ka qenë Frida Krifca që sot është ministre e Bujqësisë drejtore AZHBR-së në atë kohë ?
A ka ngrënë Frida ‘dardha’, pas shpine pa dijeninë tuaj ?!
Frida Krifca, ështa e para ministre Bujqësie, nën drejtimin e sëcilës BE-ja bllokon fondet për bujqësinë shqiptare.
A keni qenë promovues i palodhur i ‘sukseseve’ të bujqësisë dhe ministres së tij, veçanërisht fondet IPARD vete ju zoti kryemnister?
A mendoni se me Fridën mund të kemi shance për zbatimin e projekteve që mbështeten nga Bashkimi Evropian dhe perthithjen e fondeve?
Me pak fjalë, sharlatanët e pakorrigjueshëm në krye të institucioneve shqiptare kanë zbatuar logjikën e inceneratorëve në marrëdhënie me Bashkimin Evropian, vetëm se nga rasti në rast, ndryshojnë vetëm taksapaguesit
Në rastin e inceneratorëve janë taksapaguesit shqiptarë që paguajnë dhe në rastin e dytë taksapaguesit evropianë, për të cilët letra në fjalë shkruan: Për të mos lejuar abuzimin e mëtejshëm të fondeve dhe për të mbrojtur interesin e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, ju njoftojmë se kemi vendosur të pezullojmë shpërndarjen e fondeve derisa autoritetet shqiptare të përmbushin kushtet dhe mangësitë e evidentuara.”
Si mund të flitet për integrim në Bashkimin Evropian kur institucionet shqiptare nuk kanë minimumin e shprehisë së protokollit institucional evropian gjatë zbatimit të një projekti?
Si mund të flitet për negociata me Bashkimin Evropian kur ky i fundit shkruan e zeza mbi të bardhë se fondet vidhen nga institucionet shqiptare dhe nuk bëhet asnjë investim?
Institucionet në fjalë kanë titullarët përkatës të cilët janë në mënyrë direkte përgjegjës për fytyrën aktuale të Shqipërisë përballë Bashkimit Evropian.
Jemi dëshpërimisht larg Evropës dhe krejt të izoluar në papërgjegjshmërinë dhe provincializmin e skajshëm të institucioneve
Aferat korruptive të qeverisë Rama janë shtrirë në çdo nivel të qeverisjes qendrore dhe lokale mbi dhjetera raste denoncime nga media per tenderat, e vetmja arsye pas opozites se shpartalluar, që kjo qeveri i ka mbijetuar skandaleve të shumta është kapja e sistemit të drejtësisë.
PO SPAK-u ?
Kur nga Europa vijnë e sekuestrojnë kompiuterat në Ministrinë e Bujqësisë kaq të vështirë e kishtit të filloni një hetim kryesisht ?
Edhe kjo ministre duket se do t’i shkeputet shume shpejt kabinetit Rama 3 dhe ti bashkohet grupit te akuzuarve nga drejtesia e re
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



