Disa pyetje për Robett Ndrenikën dhe jo vetëm
Duke qënë se të kam adhuruar në skenë dhe në film doja të dija:
Çfarë ndjeve kur pe Teatrin, shtëpinè ku u rrite profesiobalisht dhe fiziologjikisht të rrethuar nga njè numèr i madh policësh me skafandra pa skafandra si në luftë?
Si u ndjeve për dhunën që ushtruan ndaj mikut tënd Edmond Budina?
A nuk t’u mor fryma ndopak kur policia që nuk duam jo vetèm nuk lejonte mbèshtetèsit tanè të na bashkoheshin por tentuan t’i shpërndajnë me gaz sërb, atë qè ministri i vetëzhburrëruar di të bëjë më mirë?
A kishe ndopak etje kur more vesh që përveç se na dhunuan e rrethuan, na prenë dritat dhe ujin dheeeeeee, nuk lejonin askènd të na sillte ujè e ushqime?
Për të mos u futur në diskutime a u shite apo u mashtrove (unë besoj këtë të dytën), nuk u ndjeve nè faj që ne dhunoheshim pèr të mbrojtur atë skenë të shenjtë ku kalove gjithè jetën tènde?
A nuk ndjehesh keq tek mendon se bashkë me Teatrin Kombëtar ata, do presin dhe të gjithè ato pemë të larta ku janë gdhëndur emrat e kolegëve të tu, më madhedhtorë se pemët të cilët nuk jetojnë më?
A nuk ke frikè se eshtrat e tyre do lëvizin nè varr sepse ju nuk bëtë asgjë për të mbrojtur IKONËN e Artit dhe Kulturës Shqiptare?
Sonte në Teatër ka shfaqje.
Ajo për të cilën ka dhe funksionin kryesor.
ATA që e mbrojtën nga ata që urrejnë artin dhe kulturën, e RIVUNË NË PUNË.
Dhe pyetja e fundit:
Kush e do më shumë Teatrin Kombëtar, ata që duan ta shëmbin nè shkelje të Kushtetutës, me vepër tè pastër korruptive dhe në këmbim te qindra milionëve euro apo,
ATA që ishin gati tè sakrifikonin jetèn e tyre dhe i japin jetè kësaj skene MAGJIKE duke hapur dyert për spektatorët e vërtetë?
Tè gjithë i dimë përgjigjet.
Nëse ke ndonjë përgjigje ndryshe nga sa dimë NE, jemi gjithè sy e veshë pooooooooor,
Nëse ke të njëjtat pèrgjigje si ne,
HAJDE NË TEATËR.
Ajo është shtëpia Jote, Tirana Jote, Atdheu Yt
Poooooooor, edhe I YNI dhe do ta mbrojmè me çdo çmim.
Teatri Kombëtar èshtè FLAMURI KUQ E ZI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



