Dita e një debati të kotë…
Kanë shpërthyer portalet,mediat,facebook nga një debat që nuk ekziston,të paktën jo sot.
Një lajm i keqkuptuar apo i keqtrajtuar mund të tregojë nivelin mediokër të ndonjë gazetari apo hilen e ndonjë tjetri por nuk mund të shpërfaqet si debati kryesor i ditës.
Në PD asnjë kryesi nuk është shkarkuar.
Kryesia e PD është në funksion e detyrë deri sa të zgjidhet nga kongresi zgjedhor (jo ky i pas një jave),një këshill i ri kombëtar e pastaj ky të zgjedhë kryesinë e re.
Ne PD shkruam rregullat e lojës. Kryesia e re dhe këshilli i ri kombëtar do të jenë me të zvogëluara në numër se këto aktualet.
Antarët e kryesisë së re do të jenë individet më të votuar nga Këshilli Kombëtar i ri.
Këtë kemi miratuar e ky është lajmi.
Debati nuk është kush ikën e kush vjen,por kushdo që iken apo vjen të vijë përmes dhe vetëm përmes një vlerësimi.., #Votës së lirë të çdo demokrati.
Ndaj mos harxhoni energji në debate pa kuptim mes njëri tjetrit,me spektatorë kundërshtarët politikë apo sehirxhinjtë.
Nese ka diçka që çdo demokrat e vlen të harxhojë energjitë është respekti i rregullave të lojës dhe shenjtërimit të Votës..në garën brenda shtëpisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



