E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e parë e shkollës për 6 fëmijët jetimë në Durrës
Sot

Dita e parë e shkollës për 6 fëmijët jetimë në Durrës

Kanë kaluar tashmë rreth tre muaj që kur 40 vjeçarja me banim në Durrës, Adriana Shaholli ndërroi jetë pasi u vra nga bashkëshorti,  i cili e goditi disa herë me kokë në dysheme.

Adriana la pas 6 fëmijë jetimë, të cilët ishin në oborr në momentin që i ati u vrau nënën dhe përjetuan tmerrin para syve të tyre.

Familja jetonte në varfëri të plotë, ndërsa situata u rëndua pas vdekjes së nënës, pasi dy fëmijëve më të mëdhenj të familjes u ra barra për të punuar dhe mbajtur 4 motrat dhe vëllezërit e tjerë.

Sot, në ditën kur rrjetet sociale u mbushën me urime për fëmijët dhe mijëra vogëlushë gëzuan ditën e parë të fillimit të shkollës, katër vajzat e vogla plot me ëndrra janë bërë gati e janë nisur për në shkollë, për t’u bashkuar me shoqet e tyre.

Kjo verë ka qenë ndoshta më e keqja e jetës së tyre pasi nukkanëpranë as nënën e as babën për t’I uruar vitin e mbarë shkollor.

Dy fëmijët më të mëdhenj 18-vjeçarë, Shpendidhe Pranvera të cilët janë nxënës maturantë këtë vit, kanë punuar gjithë sezonin e verës në një prej hoteleve të qytetit dhe do të vazhdojnë të punojnë deri sa hoteli të mbyllë sezonin veror, tregon vajza e madhe, shkruan BW.

Për t’u nisur në shkollë i kanë ndihmuar të gjithë nga pak, shoqatat e të afërmit. Ata janë duke pritur që shteti t’u lidhë pension jetimi.

Babi i tyre Çlirim Shaholli po përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes së bashkëshortes. Deri tani askush nuk e ka vizituar në burg. Asnjë prej fëmijëve dhe as prindërit e moshuar nuk e kanë falur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.