E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i anëtares së KLP, Nurihan Seiti  e vrau ndërtuesin për rryshfet
Uncategorized

Djali i anëtares së KLP, Nurihan Seiti e vrau ndërtuesin për rryshfet

Rei Meta, punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Vlorë është djali i antares të KLP, Nurihan Seiti.

Ai dhunoi për vdekje inxhinierin Armando Meshau

në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Në fillim u raportua se konflikti ndodhi pas një sherri të momentit.

Por mesa duket  shkak për konfliktin ka qenë një pronë në Vlorë.

Rei Meta i kishte premtuar inxhinjerit se do ti zgjidhte nëpërmjet nënës se tij një çeshtjë pronësie kunderjt shpërblimit me një apartamen por ai kishte dështuar në rolin e tij si sekser, dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.

Pavarësisht kësaj, 33-vjeçari pretendonte se për “punën” që kishte marrë përsipër, ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe kjo ka nxitur konfliktin mes tyre që çoi dhe në humbjen e jetës së inxhinjerit.

Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si “Krim të shëmtuar” vrasjen e inxhinierit Armando Meshau nga Rei Meta djali i anëtares së KLP këtë të hënë në Vlorë.

Sipas Berishës djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja e rëndë ndodhi  rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Viktima, 55-vjeçari Armando Meshau dhe autori i ngjarjes 33-vjeçari, Rei Mete  u përfshinë në një sherr me njëri tjetrin. Si pasojë e konfliktit, Armando Meshau nga goditjet e marra ka humbur jetën menjëherë.

33-vjeçari i cili goditi për vdekje këtë të hënë, një 55-vjeçar, në Vlorë u vu në prangat e policisë vetëm pak kohë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.