E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e KZAZ-së/ Gazment Bardhi mohon militantët e PD-së
Politikë

Djegia e KZAZ-së/ Gazment Bardhi mohon militantët e PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të ndodhura në Bushat të Shkodrës ku u sulmua me molotov një shkollë dhe iu vu flaka KZAZ-së.

Bardhi shkruan se personat që sulmuan KZAZ-në nuk janë militantë të Partisë Demokratike.

Sipas Bardhit, dhuna është një plan i hartuar nga kryeministri Edi Rama.

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”,-shkruan Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.