E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e mandateve, Berisha: Dy fjalë për ndërkombëtarët
Politikë

Djegia e mandateve, Berisha: Dy fjalë për ndërkombëtarët

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kritikave të ndërkombëtarëve për aktin e djegies së mandateve nga opozita.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se e kupton qëndrimin e tyre që nuk mbështetin djegien e mandateve, por opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan për vendimin e saj.

“Cunami i datës 16 mars do mahnise boten”- thotë Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur “Opinion”!

Dy fjale per nderkombetaret.

Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores!

Cunami i dates 16 mars do mahnise boten! sb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.