E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘DJEGIA E SHKOLLAVE NË SHKODRËN E KULTURËS ISHTE TRAUMË KOMBËTARE’, RUDINA HAJDARI REAGON ASHPËR DHE JA Ç’VENDOS TË BËJË ME RROGËN SI DEPUTETE
Politikë

‘DJEGIA E SHKOLLAVE NË SHKODRËN E KULTURËS ISHTE TRAUMË KOMBËTARE’, RUDINA HAJDARI REAGON ASHPËR DHE JA Ç’VENDOS TË BËJË ME RROGËN SI DEPUTETE

Reagon ashpër Rudina Hajdari pas pamjeve të mbrëmshme ku disa militantë i vunë flakën një shkolle në Shkodër me qëllim djegien e materialeve zgjedhore që gjendeshin në të.

 

Hajdari e cilëson djegien e shkollave një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare ndërsa thotë se ka vendosur që pagën e saj mujore ta dhurojë për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj.

“Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatrron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi një fushate ndërgjeqsimi nga çdo shqiptarë që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari”, shkruan deputetja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.