E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do jesh me qeli afër Enver Dondollakut dhe Aldo Bares”, Nënkryetari i PD i përgjigjet zv.kryeministrit: Iku koha kur…
Politikë

“Do jesh me qeli afër Enver Dondollakut dhe Aldo Bares”, Nënkryetari i PD i përgjigjet zv.kryeministrit: Iku koha kur…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur Erjon Braçes dhe kërcënimet e tij se do dënohet me burg kushdo që dhunon dhe djeg institucionet e vendit.

Por për Palokën, zv.kryeminstri nuk hapi gojën për kolegët trafikant droge, vrasësit apo përdhunuesit.

 

Demokrati i ka kujtuar Braçes se ka marrë fund koha kur bandat sipas tij vendosin se kush do i ftojë zgjedhjet.

Paloka ka thënë se Erjon Braçes demokratët mund ti bëjnë një lehtësim, duke ia vënë qelinë afër Enver Dondollakut dhe Aldo Bares.

Kur dëgjoj Erion Braçen qe flet me pasion për ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjëherë gojen per koleget trafikante droge, vrasës, përdhunues dhe me vjen te qesh.

Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.

Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames.

Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.

Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”, thekson Paloka./PANORAMA

Paloka-statusi

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.