E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do kalojmë mbi kufoma’, Paloka i kujton Ramës çfarë thoshte me 21 janar! Sa herë që kapet në krim …
Sot

“Do kalojmë mbi kufoma’, Paloka i kujton Ramës çfarë thoshte me 21 janar! Sa herë që kapet në krim …

Nënkryetari demokrat Edi palooka ka reaguar menjëherë pas konferencës për shtyp të Ramës, një ditë pas dhunës barbare të policisë mbi qytetarët dhe drejtuesit e opozitës.
Paloka i “kujton” Ramës se “ai dhe banda e tij qe sot qeveris , sulmuan policine ne mënyrë çnjerezore. Mbi 50 policë u shtruan ne spital pasi u gjakosën dhe plagosën nga goditjet direkte shtazarake me hunj dhe gurë para syve te gjithe botës.”.
Paloka thekson se sa herë që Rama kapet në krim, ai me konet e tij, thërrasin në ndihmë 21 janarin.
Ai i bën thirrje Ramës se përdor gjakun e atyre njerëzve për të mbuluar krimin dhe korrupsionin e tij.

Ja reagimi i plotë i Palokes

Rama dhe konet e tij sa here kapen ne krim therrasin ne ndihme 21 janarin.

Si nje grup kriminal me 21 janar , Rama dhe banda e tij qe sot qeveris , sulmuan policine ne menyre cnjerezore. Mbi 50 police u shtruan ne spital pasi u gjakosen dhe plagosen nga goditjet direkte shtazarake me hunj dhe gure para syve te gjithe botes.
Kjo nuk ka ndodhur ne protestat e qytetareve. Perkundrazi, mesazhet e liderit te opozites kane qene gjithmone ne mbrojtje te efektiveve te paperlyer me krimin , ndaj cdo lendim i paqellimshem eshte vetem justifikim i Edi Rames per te ushtruar dhe nxitur dhune. Dhuna eshte interesi i Rames, qytetaret duan Shqiperine si Europa.

Por ndersa sot perdor 21 janarin si mbroje nga krimet e tij, Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.
Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

O i pafytyre mjaft e perdore me gjakun e atyre njerezve per te mbuluar krimin dhe korrupsionin tend.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.