E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do pastrohen paratë e drogës duke ndërtuar 6 kulla, nuk mbahen në thasë”
Politikë

“Do pastrohen paratë e drogës duke ndërtuar 6 kulla, nuk mbahen në thasë”

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me miratimin e projektligjit për Teatrin Kombëtar.

Sipas Bashës, Rama po pastron paratë e krimit dhe drogës me kulla në qendër të Tiranës.

Kreu i PD, paralajmëroi protesta përkrah artistëve për të penguar shembjen e godinës së vjetër të Teatrit.

Më tej, Basha u shpreh se në vendin ku ndodhet teatri sot Rama ka parashikuar ndërtimin e 6 kullave.

Deklarata e Bashës:

Ai duhet të ndalet. I bëjmë thirrje presidentit të mos ligjërojë vjedhjen e kryehajdutit. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe atyre që kanë protestuar se forca e vetme që ka Rama është indiferentizmi ynë. U bëj thirrje ambasadoreve të flasin dhe mos heshtin. Ja ku keni një veprim që dhunon sundimin e ligjit. Ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit. Ja ku keni një tufë me peshq. Nëse nuk flisni sot nuk do ju besojë njeri nesër. Beteja vazhdon deri sa të ndalim dhe të mundim këtë taleban të kullures dhe narkoman që në fakt është e njëjta gjë. Kryehajduti dhe banda e tij, parlamenti do çlirohet nga banda e hajdutëve”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.