E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Do të të fusim djalin në burg’/ Shehaj: Aktori Bujar Asqeriu ndryshoi qëndrim për Teatrin se e kërcënuan!
Politikë

‘Do të të fusim djalin në burg’/ Shehaj: Aktori Bujar Asqeriu ndryshoi qëndrim për Teatrin se e kërcënuan!

Agron Shehaj tregoi në “Çim Peka Live” se aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcënua nga pushteti. 

Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt. 

Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t’i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit. 

“Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit. Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg. Po të them se si njerëzit detyrohe, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin”, tha ai.    

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.