E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doktori i zemrës që do t’i  mungojë Shkodrës
Sot

Doktori i zemrës që do t’i mungojë Shkodrës

Luan Dragusha e la Amerikën i nxitur nga dëshira për ti dhënë jetë Shkodrës. Padyshim një nga mjekët më të mirë shqiptarë ai ka shpëtuar qindra jetë në hemodinamikën e Shkodrës.
Një ditë të bukur e arrestuan për ta liruar mbas 3 ditësh, duke i kërkuar falje e thënë se ishte një gabim.
Sot Luani iku sërisht në Amerikë dhe Shkodra nuk e ka më mjekun e zemrës. Iku, sepse nuk mund të vazhdojë të rrijë në një vend ku mjeku dhunohet e arrestohet pa shkak teksa Ministri dhe Drejtori i Rrugëve vazhdojnë të jenë në detyrë edhe pse u kapën në flagrancë duke vjedhur paratë publike.
Ky sistem që ndëshkon pasionin dhe idealin e lartëson hajdutin e mashtruesin duhet dhe do të marrë fund!
Faleminderit doktor!

Si u arrestuan mjeku kardialog

Vetë kryeministri postoi foto dhe mesazhe në rrjetet sociale për këtë histori suksesi të qeverisjes së tij. Dragusha, një mjek i njohur për gjithë banorët e Shkodrës por edhe veriut të vendit, ka kryer 519 ndërhyrje për vendosjen e stendave në zemër për të gjithë pacientët me probleme në zemër.

Një numër i lartë ndërhyrjesh që në spitalin e Shkodrës është kryer falas, ndërsa në spitalet private kjo ndërhyrje kushton rreth 600-700 euro e deri në disa mijëra euro, në varësi të problematikës së ndërhyrjes.

Një shumë e madhe kjo për xhepat e pacientëve dhe familjeve të tyre, nëse këto ndërhyrje do kryheshin në spitalet private, shumë që shkon në disa qindra mijëra euro.

Ajo që të bie në sy është se në raportin e KLSH-së, emri i Luan Dragushës, nuk figuron mes emrave përgjegjës për shkeljet të cilat pretendohen.

Sipas raportit të KLSH-së, ndaj 13 punonjësve është propozuar masë disiplinore me “vërejtje”, kurse është kërkuar shkarkim për 7 të tjerë.

Në listën 20 personave, për të cilët KLSH ka kërkuar masa disiplinore, nuk përfshihet mjeku kardiolog Luan Dragusha, i arrestuar nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Vitet e fundit, KLSH ka publikuar raporte për abuzime në institucionet shtetërore, ministri e drejtori në shuma disa qindra milionë euro por nga prokuroria nuk ka pasur asnjëherë deri më tani ndonjë arrestim masiv të zyrtarëve përgjegjës apo vartësve të tyre.

Dragusha është liruar nga gjykata pas seancës që zhvilluar pak ditë më parë, që e la mjekun e njohur me detyrim paraqitjeje.

Numri i madh i pacientëve, nëse nuk do i kryente ndërhyrjet në spitalin e Shkodrës, do kishte udhëtuar drejt Tiranës, ku për shkak të fluksit të pacientëve do i ishte drejtuar spitaleve private për ndërhyrjet jetëshpetuese, duke paguar shuma të mëdha parash.

Ndërhyrjet e kryera në spitalin e Shkodrës, prej Dragushës, u ka hequr nga duart spitaleve private që kryejnë të njëjtat ndërhyrje shuma të mëdha që shkojnënga disa qindra mijëra euro deri në disa milionë euro.

A ka pas arresimit të Dragushës një mesazh kërcënues për ndërhyrjet e tij, të nxitur nga interesa private?

A ishte operacioni i prokurorisë, një gjueti shtrigash për të trembur dhe denigruar, figurën e mjekut të njohur, Dragusha?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.