Doktori ky “shpifës ” dixhital
Ministria e Brendshme njoftoi se do te kallzojë penalisht ish kryeministrin Sali Berisha per shpifje të panumerta ndaj policisë së shtetit.
Më poshtë janë disa nga shpifjet më të renda dhe dashakeqe.
1-Në Divjakë po behet trafik droge me avion nen hunden e policisë se shtetit. Rezultoi shpifje, pasi në të vertetë avionet po sperkasnin kimikate per mushkonjat me ekspertin italian Riformato.
2-Policia e Shtetit eshtë e perfshire në trafik droge. Kjo eshte një nga shpifjet më dashakeqe qe eshte berë ndonjehere ndaj policise së shtetit. Prova më e fortë per kete shpifje eshte fakti se shumë nga ish drejtuesit e policise së shtetit në vitet 2014-2017 aktualisht janë të arratisur jashtë shtetit dhe janë në kerkim.
3-Perdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi teresisht shpifje sepse ishte shaka.
4- Kavaje, perdhunohet e mitura ne shkolle, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyre, qe ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.
Kjo lista nuk mbaron kurre, por kaq besoj mjaftojne per ta arrestuar qytetarin dixhital
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



