E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumentat përvëluese të Visho Ajazit për Ramën
Uncategorized

Dokumentat përvëluese të Visho Ajazit për Ramën

Visho Ajazi ka një dosje të plotë me dokumenta përvëluese për Ramën, vëllanë e tij dhe lidhjet e tjera të qeverisë me krimin përveç asaj të Tahirit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dorëheqjen e kreut të SHISH-it Visho Ajazi Lika. Sipas ish-kryeministrit, Lika pagoi me dorëheqje denoncimet në prokurori për vëllanë e Edi Ramës dhe për drogën.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, Visho Ajazi.
Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.
Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! Sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.