E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumenti/ Këshilli Kombëtar miraton ngritjen e Aleancës Qytetare në 61 bashki
Politikë

Dokumenti/ Këshilli Kombëtar miraton ngritjen e Aleancës Qytetare në 61 bashki

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që zhvilloi punimet gjatë ditës së sotme, ka miratuar një dokument për Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

keshillikombetarpd

 

Kjo Aleancë do të funksionojë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një “bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”.

Në pikën 2 të vendimit, thuhet se Aleanca Qytetare do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, “të hartojë një platformë të  ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze”.

Këshilli Kombëtar i demokratëve ngarkon Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, që brenda datës 15 qershor të formojnë Aleancat Qytetare në 61 bashkitë e vendit.

“Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak”, thuhet gjithashtu në vendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.