Dom Gjergj Meta:Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht
Dom Gjergj Meta ka reaguar ashpër për votimet e 30 qershorit dhe konfigurimin e bashkive vetëm me këshillave bashkiak dhe këshilltar të Partisë Socialiste.
Dom Gjergj Meta shkruan se pushteti vendor është qeverisur gjithmonë në mënyrë autokratë, por formalisht ishin pluralë.
Tani e tutje sipas tij nuk do jenë më as formale, por ai i quan si moniste.
“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokrate, por formalisht ishin plurale.
Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste.
Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht” shkruan Dom Gjergj Meta. Ky status ka gjetur mbështetjen e kreut të shtetit i cili e ka shpërndarë tek ndjekësit e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





