E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Don Kishoti i bëri një  “refresh” vetes
Sot

Don Kishoti i bëri një “refresh” vetes

Nga Orjola  Pampuri*

Në 5 vite deshtime të njepasnjeshme në cdo sektor, madje nese do të rankosh sipas sektorit më pak të demtuar e të abuzuar, të duhet një natë dimri ta besh kete. Shendetesi, arsim, energjetikë e infrastrukturë, financa etj, cdo cent i alokuar per cdo sektor eshte i rrjepur e i sakatuar. Nderkohë pas revoltes mbarepopullore, pas shuplakes së studenteve, mjekeve, pas revoltes së punonjesve të policisë prej të cileve 80% duan të largohen nga Shqiperia, 79 % e mjekeve gjithashtu kerkojnë të largohen, studentet ia perplasen të vertetat në fytyre, të verteta që i fshihte në poturet me të cilat bente show sa nga një takim në tjetrin. Del flet per shendetesine, sektor per të cilin duhet tu vije turp qe e katandisen ne kete gjendje qe eshte sot, flet per mjeke e mjeke ska, flet per autoambulanca qe vetem ai i di ku jane e si jane, flet per prurje te mjekeve nga jashte, por vetem ai mund T’i shohe. A mund te vinte me bukur ne skene fabula “Mbreti Lakuriq”, se sa ne kete menyre qe e solli ne skene e po e luan prej pese vitesh me mjeshteri te madhe narcizi kryeminister?
Sot suksesi i ketij kryeministri varet me nderrimin e disa ministrave, qe pervecse nje show mediatik, nuk perben asnje risi apo lajm. Disa prej tyre deputete te bindur, per te cilet kryeministri eshte Skenderbe, i paperseritshem, e politikat e tij kane qene sukses i plote, e disa te tjere drejtore te bindur, te kryeministrit dallaveraxhi.
C’emer tjeter mund te kete deshtimi dhe fundi i turpshem, vecse Edi Rama?
E vetmja zgjidhje do të ishte të ikte vetë. Deputete e PD*

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.