E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doni kurvin
Sot

Doni kurvin

Sipas një mendësie gjërësisht të rrënjosur ndër ne, krerët e politikës dhe pushtetit janë ca djaj që gjithmonë kanë gabuar e gjithmonë do gabojnë. Ndërsa “populli”, gjithmonë ka të drejtë, gjithmonë është viktimë, gjithmonë i bëjnë hile, gjithmonë i bien më qafë.
Që populli apo sovrani nuk gabon, është klishe e stërnjohur kudo në botë. Ndër ne kjo mendësi është tabu’. Kudo ku kanunet pluraliste zbatohen, kjo mendësi, nuk është tabu’, preket, shqyrtohet, analizohet. Partitë, rrymat filozofike, teoritë sociale, dallojnë nga njëratjetra nga fakti se në ç’masë këtë tabu’ e prekin .
Mbrothësia jonë ka mbetur peng i mendësisë primitive, parapolitike, kontraproduktive, se populli nuk gabon.
Progresin tonë nuk e pengon dot politika dhe ligjbërja. Jo sepse janë engjuj të pafajshëm e të tjera dokrra, por sepse brenda lojës pluraliste, superstruktura është e kushtëzuar nga vullneti frenues i gjithë të tjerëve, shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët, me rezistencën që bëjnë përpiqen të jenë të justifikuar në ndërgjegje për dreqnitë që vet i bëjnë çdo ditë.
Brenda babelit pengues të shumicës, ata që merren me ideimin dhe aplikimin e reformave, janë të kushtëzuar nga mendësia diabolike e elektoratit.
E trishtë ta pohosh, por e vërteta është se, në thelb, pengues të reformave janë bartësit e panumurt të mendësisë së sipërpërmendur të popullit që nuk gabon. Çka nuk është e vërtetë. Populli gabon. Liderë të mirë janë ata që, në dobi të popullit, popullin e bëjnë zap, popullin e sjellin në Din.
Përcjellësit e mendësisë populiste mbisunduese janë qindramijra adhuruesit nekrofilikë të kurvit.
Mbase duhet mirkuptuar dashuria për kufomën e kurvit e një populli energjik, dinamik, fantazioz, imagjinativ. S’ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika. S’ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri. S’ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.
I vetmi preokupim që ka hordhia e kurvistave tanë, i vetmi hall që i mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos, është dashuria për coftinën, kurvin.
Vazhdoni adhurojeni kurvin. Është i vetmi që pritshmëritë halucinante i plotëson, ankesat i hesht, plagët i shëron, hallet i zgjidh. Po deshët kurv, kurv do keni. Po pritët kurv, kurv do j’u vijë.
Shtetin për punë ku të bëni sikur punoni, e bën vetëm kurvi, kurvit mos j’u ndani.
Shërbim shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje, vetëm kurvi e mundëson, kurvin mos e harroni.
Xhamia dhe kisha ku të shkoni me përtesë ose të mos shkoni fare, i mundëson më së miri kurvi që i rrafshoi.
Për spiunllëqe dhe vrasje kurvi ishte gjenial. Ngrijeni kurvin nga varri t’ju mësojë si të vazhdoni ta spiunoni dhe vrisni njëritjetrin.
E rrethoni shtëpinë me mure të larta, e mbyllni me brava të sofistikuara, e ruani me kamera. Vazhdoni ndiqeni shembullin e kurvit që e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba.
Shumica e shqiptarëve që sot kujtojnë se Heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, Diversantat që i sillte NATO, kanë qënë kriminelë të armatosur tradhëtarë të shitur te imperializmi amerikan, dinë fijepërpe çbëri e çnuk bëri kurvi, kujt ja futi e kujt ja qiti Mehmeti, cilit ja hodhi e kujt ja përdrodhi Kadriu. Mirë e kanë. Nuk vlen vetja e gjallë. Vlerë ka vetëm kurvi i ngordhur.
Adhurimi nekrofilik për kurvin, e kthen Shqipërinë në shkretëtirë. Pa elitë të shkolluar, serioze, autoritare të ndershme, pa Drejtësi, pa reforma, pa kulturë, pa Art, pa histori, pa gjë prej gjëje, ashtu si e ëndërroni dhe e doni, vetëm me kurv./ypi.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.