E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqen 7 drejtorët e parë në Shkodër
Politikë

Dorëhiqen 7 drejtorët e parë në Shkodër

Pa u mbushur ende 24 orë nga urdhëri i dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, dorëhiqen 7 drejtorë në Shkodër.

Të dorëhequrit e parë janë:

 

 

Kadri Ymeri, drejtor te zyra vendore e Arsimit

Astrit Beci, drejtor i Shendetit Publik

Mustaf Kraja drejtor i Bujqesise

Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit

Agim Dardha, drejtor i zonave te Mbrojtura

Edmond Emini, drejor i Postes dhe kryetar i PS Shkoder

Dhe pritet gjithashtu Ardian Dajti, drejtor i Spitalit Shkodër

Një ditë më parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër, tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë dhe se prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.

Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës.

“Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen. Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do të kenë në këto vende vakante që do të krijohen gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, tha Kadia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.