“Dosja 338/ “Rama solli tek Krimet e Rënda përfaqësuesin e bandës së Avdylajve”-Berisha: S’ka zgjedhje të lira pa dënuar…
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pa dënimin e bandave dhe qeveritarëve që dhunuan zgjedhjet, nuk mund të ketë votime të lira.

Gjatë një fjale mbajtur përpara studentëve demokratë evropianë, Berisha tha se për të mbyllur dosjen 338, kryeministri Rama solli tek Krimet e Rënda prokuroren e bandës së Avdylajve siç e cilëson ai,
“Edi Rama largoi prokurorin që kishte dosjen në Pogradec dhe solli prokuror të krimeve të Rënda, përfaqësuesin e bandës së Avdylajve, e cila sigurisht nuk mund të prekte as edhe një qindarkë të pronave të krimit të kësaj bande të rrezikshme
Negociata nuk mund të ketë pa dënuar bandat dhe qeveritarët që dhunuan zgjedhjet. Pa zgjedhje të lira, ne nuk kemi të ardhshme. Uroj që edhe të tjerë të kuptojnë se kjo nuk është një betejë e jona për karrige por për të ardhmen e shqiptarëve. Në 4 vite janë larguar nga vendi, 400 mijë shqiptarë”, tha Berisha.
Ai foli më tej edhe për atë që e konsideron si narko-shtet në Shqipëri.
“Si erdhi narko-shteti në Shqipëri? Një diktator me emrin Noriega i ardhur në pushtet në Panama me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të instaluar demokracinë, tradhtoi idealet dhe u mor gjerësisht me drogën. Gjëja e parë që bëri Edi Rama, emëroi ministër të Brendshëm, njeriun e parë që importoi skafin nga Italia dhe e bëri këtë për transportin e drogës. Ky ishte Saimir Tahiri”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



