E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drama dhe rreziku i një  Dejavu historike
Sot

Drama dhe rreziku i një Dejavu historike

Nëpër librat e historisë pak na e kanë mësuar një fakt që ka lidhje me një nga momentet me dramatike të historisë tonë kombëtare.
Fakti eshte se pergjate punimeve te Konferencës së Londres,një shekull me parë,pikërisht aty ku u coptuan kufijtë shqiptarë..,ata,shqiptarët u paraqiten dhe iu drejtuan Konferencës me disa delegacione.

Cdo delegacion shqiptar pretendonte se vetëm ai përfaqësonte interesat e ligjshme të shqiptarëve dhe se vetëm me të Konferenca duhet të dialogonte.

Perplasje,intriga,rivalitete,aleanca me te huaj e plot meskinitete provinciale shoqeruan kete perpjekje idiote shqiptare per portagonizem nje shekull me pare.
Rrezultati tashmë dihet.
Konferenca nuk përfilli asnjërin prej tyre (e si mund të ndodhte ndryshe??)..dhe tokat shqiptare u copëtuan,copëtim te cilin e trashëgojmë sot.

Situata duket e ngjashme me atë cka po ndodh sot..një shekull më pas.

Duket se tema e kufijve te shqiptareve në Ballkan është rihapur..

Vesi,difekti,fataliteti koketrashe i sjelljes së shqiptarëve duket se po rikthehet si një Dejavu dramatike historike.

Shqiptarët po sillen të ndarë e të percarë mes vetit per ceshtjen me jetike të ekzistences së tyre,Kufijve.
Sërish rivalitete,sërish intriga,serish aleanca me të huaj kundra njëri tjetrit.

Ajo cka po ndodh sot ne parlamentin e Kosovës  dhe që duket se rrezikshem mund të profilohet si model sjellje në periudhën që po afron është  Përcarja fatale e provinciale mbi ceshtje madhore…të cilën nuk e paskemi hequr qafe edhe pas një shekulli.

E nëse bëjmë të njejtat gabime edhe pas një shekulli është e pamundur të mos marrim të njëjtat rezultate.

Mos harroni një shekull më parë na coptuan pse ishim të ndarë e përcarë.

Pas një shekulli është Krim Historik të bëjmë të njejtin gabim.

Ndaj nuk ka asnjë alternative pervecse Unitetit për Kufijtë e Kombit…,cdo gjë pervec kësaj është marrëzi ose tradhëti kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.