E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drama qesharake e kundërshtarëve të Bashës
Uncategorized

Drama qesharake e kundërshtarëve të Bashës

Në kohën tashmë të largët të tmerrit komunist, kur nga mesi i viteve ’70 Enver Hoxha u çmend aq shumë sa filloi të hante dhe shokët e tij, doli në qarkullim një histori që nga përhapja dhe shumfishimi sot ka marrë vulën e së vërtetës. Nuk dihet nëse ka ndodhur vërtetë kështu, po që prej asaj periudhe ende dhe sot qarkullon një anekdodë që rrëfen çastet e fundit përpara pushkatimit të ish ministrit fuqiplotë të mbrojtjes.

Përpara se të mbyllte kapitullin e jetës në tokë, ky militant i orëve të para, gjithmonë besimplotë tek partia dhe tek shoku Enver, përpara togës së pushkatimit thirri plot pathos: “Të rrojë partia dhe komandanti”.

Si komunist, si njeri që e kishte përkrahur rrevolucionin e shembjes të kishave dhe xhamive, ai nuk besonte në një botë të përtejme. Nga e vetmja jetë që i ishte dhënë për të jetuar, ai u largua me bindjen e verbër, se po i ndodhte një aksident, se një dorë e panjohur kishte komplotuar diçka pas krahëve, se partia dhe udhëheqësi nuk ishin përgjegjës për atë që po i ngjante: pushkatimin.

Kjo symbylltësi e ardhur prej indoktrinimit, prej merakut për të mos dëmtuar unitetin e PPSh-së me popullin, besimin e udhëheqësit tek njerëzit, me sa duket është shtrirë deri në ditët tona.

Përsëritja e kësaj sjellje prej “idiotësh të dobishëm” po vihet re edhte tek kundërshtarët e përjashtuar prej Bashës nga Partia Demokratike. Lulzim Basha i ka eleminuar me metoda enveriste. Ai po e drejton partinë drejt një katastrofe, njësoj se ajo që i ndodhi “partisë mëmë”, pasi hëngri gjithë bijtë e saj. Ai po i bën madje dhe fajtorë për disfatën e 25 qershorit, në të cilën nuk i mundësoi të merrnin pjesë. Dhe si të mos mjaftonin këto, ai ka nisur edhe një gjueti shtrigash ndaj ish pushtetarëve milionerë që ngrenë zërin për të mos humbur privilegjet e tyre.
Ai po e përfundon këtë proces me një garë farsë e cila me siguri do të mbyllet me largimin e të gjithë atyre që nuk e adhurojnë kryetarin e ngrirë.

Dhë në këtë situatë, ish hierarkët e vjetër të PD-së, po sillen njësoj si ai ministri i mbrojtjes së Enverit. Ata akoma merakosen se mos gjykohen keq nga antarët e partisë, se mos cënohet imazhi i saj, se mos përçahet PD-ja, se mos i mbetet hatri lideri historik, duke harruar gjënë më të thjeshtë: se për ta është nënshkruar tashmë pushkatimi politik.

Ata nuk kanë më në dorë të ndryshojnë fatin e gjërave. Loja e tyre ka përfunduar. Anija e tyre ka marrë ujë. Ata tani kanë vetëm një zgjedhje: të mbyten si frikacakë, ose të mbyten me dinjitet. Ata nuk kanë më dorë të ndalojnë Bashën në çmendurinë pa kthim ku e mbështet Berisha, por ata kanë ende në dorë të dalin nga kjo betejë me kokën lart. Këtë herë për faj të tyre dhe jo të Lult, ata po e humbasin edhe këtë mundësi duke i përngjarë gjithnjë e më shumë atij shokut besnik të Enverit, që u largua nga kjo jetë duke mos dashur të kuptojë se ç’i ndodhi. Lapsi.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.