E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori socialist i  (AMF) Ervin Koçi ka blerë  92 milionë lekë në konflikt interesi tek Kastrati.
Uncategorized

Drejtori socialist i (AMF) Ervin Koçi ka blerë 92 milionë lekë në konflikt interesi tek Kastrati.

Ish- deputeti socialist, aktualisht drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) Ervin Koçi ka blerë për një shumë që shkon në 92 milionë lekë të vjetra një makinë Mercedes, tek konçensionari i kësaj firme, me të cilin në fakt është në konflikt interesi.

Tenderi  është hapur një procedurë “blerje automjeti për titullar të AMF” me fond 7.933.334 lekë pa TVSH. Tenderi u bë më 13 nëntor 2017 dhe kriter ishte çmimi më i ulët, por në garë konkurroi vetëm koncesionari i Mercedes-Benz, që kontrollohet nga ‘Auto Star Albania sh.a’, shkruan portali.

“Njoftojmë se, ka qenë pjesëmarrës në procedurë vetëm një ofertues me vlerën përkatëse: Operatori ekonomik ‘Auto Star Albania sh.a.’, vlera 7.666.666 lekë pa TVSH” thuhet në dokument.

Duke përllogaritur edhe TVSH-në, vlera e automjetit arrin në 92 milionë lekë të vjetra.

Në kërkesat e paraqitur nga AMF për mjetin duhej gjithashtu që:

të ishte me kilometrazh zero

viti i prodhimit 2017

ngjrya e zezë metalizato

tapiceria e brendshme lëkure

kondicioner klimatronik

kambio automatike model tronic me min. 7 shpejtësi

xhamat e pasëm të errësuar

sistem drejtimi hidraulik

xhamat me hapje elektrike

mbyllje të centralizuar të dyerve,

drita me teknologjinë LED

timon multifunksional,

kamera parkimi mbrapa

sensor parkimi para dhe mbrapa

AIR BAG, jo më pak se 6 copë

Kjo blerje është në konflikt interesi, sepse:

“Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, që drejtohet nga Ervin Koçi që prej muajit mars 2017, është një institucion që monitoron të gjithë tregun financiar jo bankar në vend, që pensionet private, fondet e investimeve e deri tek kompanitë e sigurimeve.

Koçi bleu makinën e tij luksoze Benz tek “Auto Star Albania”, e cila është në pronësi 100% të biznesmenit Shefqet Kastrati. Por ky i fundit ka në pronësi edhe kompaninë e sigurimeve ALBSIG, e cila është nën kontrollin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.