E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Kaba  lutet  për Ramën!
Sot

Dritan Kaba lutet për Ramën!

Përmes një postimi në Facebook, kaba thekson se Rama nuk duhet bojkotuar, pasi në këtë momente ai është i kapur nga paniku i së vërtetës.

Kaba vijon më tej duke ju thënë gazetarëve që të mos e bojkotojnë Ramën, përkundrazi ta nxjerrin ata sa më shpesh në mënyrë që shqiptarët ta shohin si është ai në të vërtetë.

Ja çfarë shkruan Kaba:

JAM KUNDER BOJKOTIT TE RAMES!

Pikerisht keto dite qe ate nuk e mbajne nervat nuk duhet bojkotuar

Po e bojkotoni ne nje dite qe ai nuk ka argument per te mbrojtur vendimin e tij politik, ne mbrojtje te krimit te organizuar.

Doni ta bojkotoni, tani kur ai ka humbur logjiken nga vazhdimesia e fashikujve qe vijne.

Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka kapur makthi e frika e asaj qe do te ndodhe, pa dijenine e tij.

Doni ta bojkotoni, tamam ne kete kohe, kur ai eshte me keq se kurre.

Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka zene pasiguria e asaj qe do sjelle e nesermja.

Doni ta bojhkotoni, pikerisht tani, kur ortaket e tjetersimit te votes ne 25 qershor, nuk e lene te qete duke i kerkuar haraçin e karikes se pushtetit qe i dhane.

Doni ta bojkotoni, pikerisht ne kete çast, kur ai do te rrije ta kaloje hallin qe e ka zene me veten e tij dhe te ndonje ndihme “anesore”.

Ju lutem mos e bojkotoni!

Shqiptaret duhet ta shohin ashtu si eshte, pikerisht tani!

Ju lutem mos e bojkotoni, por kerkoni pavaresi ne punen tuaj!

Ju lutem mos e bojkotoni, por vazhdoni ta pyesni!

Ju lutem mos e bojkotoni, se ai vete nuk do vete te flase me, se nuk ka çfare te thote!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.