E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritëhijet e marrëdhënieve mes shqipërisë dhe Turqisë
Sot

Dritëhijet e marrëdhënieve mes shqipërisë dhe Turqisë

Mentor Kikia

A duhet të vazhdojmë ta ruajmë idhninë e Perandorisë Osmane, në raportet me Turqinë ne sot?
Padyshim që jo. Sepse nuk e kemi as luksin, mbi të gjitha. Sepse Turqia, sot nuk është perandori, por është fuqi e madhe ekonomike dhe superfuqi ushtarake, duke u bërë shpesh neutralizuese e Greqisë me petendime territoriale gjithandej me fqinjët.

Shqipëria duhet ti atribuojë Pernadorisë Osmane prapambetjen e tmerrshme ekonomike, mungesën e civilizimit(traditave politike, organizimin e shtetit, shoqërisë), mungesën e arsimimit… Pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Europë, ishte një “muze” i mesjetës, ku Europa vinte të shikonte një vend ku koha kishte ngrirë prej 400 vjetësh. Prej Perandorisë, shqiptarët trashëguan edhe besimin islam, i ngulitur sa me dhunë, aq edhe si përpjekje për ti shpëtuar asimilit sllavo-grek.
Por historia nuk zhbëhet, thjeshtë ajo shkruhet dhe lexohet që të mos harrohet.

E megjithatë, në raportet me Turqinë nuk ka vend për të qenë kaq shumë festivë, përtej haresë që këto marrëdhënie kanë në qarqe me ndikim të fortë fetar në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Sot Turqia është investitori më i madh në arsimim në Shqipëri, pas shtetit shqiptar. Në Shqipëri dhe në Kosovë, më shumë se në ekonomi, ajo po investon në rigjenerimin e trashëgimisë fetare myslimane. Madje po ndërhyn për të diktuar edhe drejtimin e komunitetit mysliman. Presidenti Erdogan, nuk do ta inaugurojë sërish Xhaminë e Namazgjasë, sepse ajo nuk ka përfunduar(është pezulluar më saktë), pasi nga qeveria u vunë kushte për të dorëzuar Gylenistët, të konsideruar si terroristë nga Ankaraja.

Shqipëria duhet të ruajë marrëdhjenie të mira më Turqinë, pa asnjë dyshim. Por ajo duhet të bëjë kujdes vazhdimisht, që ndikimet fetare të mos ngatërrohen në punët e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.