Dritëhijet e një oferte kryeministrore “over dozë” për spiunllëk studentor!
Studentët dhe shqiptarët janë njohur sot me një ofertë “over dozë” jo të pazakontë prej kryeminsitrit të tyre. Të gjithë ata që spiunojnë petagogët e tyre të korruptuar, do të përfitojnë një bursë studimi falas për një vit. Njeriu më i korruptuar i Shqipërisë, u kërkon studentëve që të spiunojnë petagogët e tyre dhe në këmbim do të marrin një shpërblim kryeminstror, prej të njejtave para të cilat ua ka vjedhur prindërve të tyre. Kryeminsitri, që ua ka vjedhur prindërit, familjet, të tashmen, të ardhmen, buxhetin, mineierat, naftën, tokën, qiellin, detin, Bankën Qëndrore dhe Shtetin e tyre, ka kërkuar prej tyre sot që të ruajnë pëtagogët e poshtër në “pritë” dhe sapo atyre t’u rreshkasë këmba, t’u hidhen në fyt, pasi kjo është mënyra e artë që ata të clirohen prej harxheve të një viti studentor, duke përfituar kështu bursë nga kryspekulanti dhe koka e korrupsionit të Republikës.
Oferta është interesante, joshëse dhe njëkohësisht e ndyrë. Eshtë interesante, sepse për njerëzit e cekët ajo është një qasje dhe perpjekje kryeminsitrore ndryshe, që synon të performojë një akrobaci “antikorrupsion” ndryshe në cirkun kryeministror të imazhit, makiazhit dhe të hipnozës. Eshtë joshëse, pasi kryeministri është i vetëdijshëm sa të varfër janë sot studentët shqiptarë, pasi ai i ka të gjitha të dhënat në tryezë se cila është gjëndja e prindërve të tyre, sepse ai është arkitekti i ferrit që ka ndërtuar me duart e tij prej kaq vitesh në pushtet. Ai i ka vjedhur vetë, i ka varfëruar vetë dhe i ka masakruar vetë, ndaj dhe i ka të gjitha të dhënat për cdo cent që ata dhe prindërit e tyre kanë nëpër xhepa. Ai e di që ata kanë nevojë sot më shumë se kurrë. Oferta është e ndryrë sepse nuk mund të ketë qasje dhe praktikë më perverse ndaj korrupsionit, sesa ndërtimi i këtyra digave malinje psiko-emocionale ndërmjet petagogut dhe studentit. Imagjino duelin e heshtur ndërmjet mësimdhënësit të varfër dhe mësimmarrësit akoma më të varfër. I pari për t’i shpëtuar mjerimit dhe talljes që përfaqësojnë rrogat e Shtetit të vjedhur (dikush tjetër për të shtuar sasinë e luksit, të qejfit dhe të pallës), është i detyruar që të rrjepë studentët (si hallka më e dobët) e Shtetit të rënë, ndërsa studenti i varfër që kërkon një bursë dhe synon t’i shpëtojë mjerimit për një vit, lutet, uron dhe shpreson me zemër që pedagogu që e furnizon atë me dije dhe me mësime për jetën të ushtrojë një akt korruptiv, të bjerë në “pritën” e studentit dhe kështu, ky i fundit të fitojë nga kryministri që ia ka vjedhur Shtetin, prindërit dhe pedagogun një bursë studimesh për një vit. Pas një viti, studenti që synon të shpëtojë prej varfërisë skëterrë në të cilën e ka zhytur vendin elita më e korruptuar politike që e ka qeverisur ndonjëherë Shqipërinë, do të duhet të ngrejë një tjetër “pusi” për të zënë si në cark petagogun e radhës, përndryshe nuk përfiton asgjë.
E ku mund të kishte ide me “gjeniale” dhe më “spektakolare” se kjo. Mësimdhënësi i varfër i ofron dije një “rreziku” dhe spiuni potencial të varfër sic është studenti, ndërsa studenti nga ana e tij nxë dije dhe e mëson jetën, prej një mësuesi të cilin ai e sheh si një të korruptuar dhe hajdut të mundshëm. Përversiteti shkon edhe më tej nëse e analizon me kujdes ketë kurth kryeministror “over dozë”, pasi studenti të cilit kryeministri i korruptuar i ka vjedhur Shtetin dhe prindin dhe që nuk ka mundësi të paguajë bursën, e sheh korrupsionin e petagogut si të vetmen shpresë që ai të shpëtojë prej varfërisë së tij dhe të marrë “shpërblimin” e minuar kryeministror. E thënë me fjalë të tjera, një student i varfër nuk do të ishte aspak i interesuar që përballë tij të ketë një petagog me dinjitet dhe të ndershëm, pasi kjo do të pamundësonte në të gjitha format dhe mënyrat mundësinë që ai të përfitonte prej ofertës kryministrore. Imagjino procesin e shkëmbimit të dijes, ndërmjet studentësh të mjeruar që luten që petagogu i tyre të jetë hajdut dhe petagogësh të cilët shpenzojnë energji të jashtzakonshme për të sajuar mënyra grabitje të sofistikuara në mënyrë që “spiunët” studentë që kanë përballë, të dështojnë në kapjen e tyre dhe kështu ata nuk do të munden të përfitojnë nga oferta kryeministrore. Duke mos fituar ofertën kryeministrore, studenti do të detyrohet që të dorëzohet sërish tek petagogu hajdut dhe kështu qarku mbyllet sërish dhe kthehemi atje ku u nisëm.
Mësimdhënia është një proces shumë i ndërlikuar shpirtëror dhe reaksion glorioz, moral e intelegjent që kërkon kushte laboratorike sterile, pasi përndryshe qelbet, prishet dhe helmon. Në fakt ky është synimi djallëzor i kryeminsitrit të korruptuar të Shqipërisë. Nëpërmjet ndërtimit të këtyre digave dhe carjve spirituale dhe mendore ndërmjet petagogëve dhe studentëve ai synon që të godasë shumë “zogj” më një gur.
Duke shkatërruar “kiminë” ndërmjet petagogëve dhe studentëve krye i korruptuari i Shqipërisë i orienton energjitë e studentëve ndaj petagogëve jo ndaj qeverisë. Pra, duke u dhënë atyre një “karamele” prej parave të cilat ua ka vjedhur prindërve të tyre, ai i nxit ata djallëzisht që ta kërkojnë fajin diku tjetër, por jo tek qeveria, pasi qeveria është ajo që do të “mirën” e tyre, por që për ta përfituar këtë të mirë, duhet të spiunojnë armiqtë e tyre petagogët. Duke e realizuar këtë, ai i paralizon energjitë studentore, të universitetit dhe të rinisë në përgjithësi, të cilët presupozohet të jenë pararojë e të gjitha proceseve transformuese, reformuese dhe zhvillimore në shoqëri. Nëpërmjet kësaj metodologjie sataniste, ai synon që të godasë përfundimisht kalanë e fundit që ka përballë, gjeneratorin e energjive beninje të shoqërisë, që është rinia dhe universiteti. Kjo është e vërteta e një oferete kryeinistrore “over dozë” për spiunllëk studentor. Nervi kryesor i shoqërisë dhe shpresa e saj e fundit, që janë studentët u sulmua barbarisht nga një shiringë “over doze” që kishte për synim paralizën e përgjithshme dhe vrasjen e mundësisë së fundit për të shpëtuar Shqipërinë prej tij dhe kastës që e mban në pushtet. “Përca dhe sundo” është strategjia më e vjetër në botë.
Kryeminsitri i korruptuar i Shqipërisë është nuk humbet asnjë rast për të krijuar diversion, percarje dhe ndasi ndëmjet shtresave të ndryshme të popullatës shqiptare. Herë na përcan politikisht, herë na përcan si gegë e toksë, herë na përcan me religjion, herë na përcan me parti, herë me varfëri, herë me oferta të minuara djallëzore, herë me kercenime, herë më kërbacin e varfërisë, herë duke investuar individë, parti e lëvizje dhe duke i hedhur kundër vetes, që të jenë të kontrolluar po prej tij, e kështu me radhë. Ai na përcan sepse kjo është e vetmja mënyrë që të na sundojë. Studentët duhet ta pështyjnë me neveri ofertën e kryearkitetit të korrupsionit në Shqipëri, të mblidhen të gjithë bashkë, ta trondisin korrupsionin, të shkundin nga themelet, kastën e vjetër të korruptuar të vendit dh eta shpëtojnë Shqipërinë. Nëse nuk e bëjnë ata, askush nuk ka për ta bërë. Ai ju përcan sepse ju urren. Ju urren sepse jeni e vetmja shpresë që mund ta lëkundë nga themelet pushtetin e tij dhe të ortakëve të tij të cilët ju i njihni mirë! /Puls7.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



