E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dua të vdes!”, këngëtari shqiptar bën shënimin e fortë në fletën e votimit
Sot

“Dua të vdes!”, këngëtari shqiptar bën shënimin e fortë në fletën e votimit

Robert Aliaj ishte sot ndër ata që shkuan për të votuar vetëm për ta bërë votën të pavlefshme.

Këngëtari publikoi në rrjetet sociale fletën e votimit ku poshtë emrave të dy kandidatëve të vetëm për kryetar bashkie në Tiranë, Erjon Veliaj dhe Arben Skënderaj, ka shkruajtur:

“Dua të vdes”.

Aliaj e shoqëron foton me një mesazh ku thotë se i ka humbur shpresat për një Shqipëri më të mirë.

“Kjo është një fletë votimi e plotësuar sot në mëngjes. Kjo është zgjedhja e lirë e qytetarit shqiptar që e gjen më me vend të vdesë. Ky është besimi i humbur i shqiptarëve.

“Shqipëria është një trup i vdekur. I shpëlarë nga historia sepse ajo ka tradhtuar gjithçka, shqiptarët si krimbat që e bëjnë pluhur kufomën e saj.”

Aliaj, i cili jeton në Bruksel të Belgjikës, është treguar gjithmonë i hapur sa i takon qëndrimit kritik qoftë për politikën, ashtu edhe mentalitetin shqiptar.

Kujtojmë se në dhjetor ai u prezantua tek faza e parë e “Kënga Magjike” me  këngën “Ah, ku më hodhi Zoti”, një pjesëmarrje kontraverse për shkak të natyrën recituese të interpretimit të tij, dhe tekstit bazuar tek vargjet e poezisë së Fan Nolit, “Anës lumenjve”.

Por në fakt, ajo qe siç u shpreh këngëtari, një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve që të heqin dorë nga indiferenca ndaj mënyrës si funksionon realiteti shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.