E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DUHET TA VRASIM ERJON BRAÇEN, AI ËSHTË I SHKURTËR!
Sot

DUHET TA VRASIM ERJON BRAÇEN, AI ËSHTË I SHKURTËR!

Nga Bledi Mane
Dritat e pemës së festave u fikën. Rrugët hoqën prej shtyllave zbukurimet, babagjyshët u ngrinë, dyqanet e lodrave ulën qepenat. Errësira e stimuluar nxorri mes sheshit gërmuesit, hulmutuesit dhe puna e tyre filloi. Nuk lanë skutë e qoshe pa kërkuar. Lajmi më i fundit i kishte tronditur dhe duhej bërë urgjent shpagimi. Si neper gjirizet e diktatures se vjeter, te rinj e te vjeter humanë u lodhen e u djersiten ne kete funddhjetori. Emergjenca kerkonte cene në biografi. U pyeten qindra mijera njerez dhe kerkimet ne internet nuk rreshtën ashtu siç nuk rreshten arkivat e kronikave televizive, fjalimeve politike, qendrimeve personale dhe partiake.
Na duhet patjeter nje njolle, nje grope per ta varosur.
30 orë tensionim nervash dhe me ne fund gjetem diçka.
Ai nuk ka abuzuar kurre ne postet dhe me paranë publike. I ka bërë opozitë opozitës dhe partisë së tij, qeverisë së tij, kolegëve të tij. E gjen rrugeve tek ecen me kembe, takin njerez, ka sherbyer ne 5 zona te ndryshme elektorale por ka një defekt. Goxha defekt. E kapëm mat zëvendeskryeministrin e ri Erjon Braçe…
Shqiptarët janë raca më e shkurtër ne rajon. E madje për së largu shqiptarët shkojnë shumë larg, duken si meksikanët, të shkurtër por me një ndryshim, nuk qeshin. Ah sa urrejtje brenda llojit që paskemi, megjithate Erjon Braçe mos u mërzit.
Unë që të shkruaj sot e të uroj plot optimizëm punë të mbarë, jam 191 cm i gjate. I gjatë sa kurajoja dhe profesionalizmi yt!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.