DUKE PRITUR BARBARËT
Sepse u err dhe barbarët nuk erdhën
(Konstantinos Kavafis)
Ti këmbëngul se i pe me sytë e tu barbarët.
Unë kundërshtoj se barbarët nuk kanë ardhur akoma.
Ti pyet: Nuk janë barbarë ata që thyen, shkatërruan, dogjën?
Unë përgjigjem: Nuk janë ata barbarët.
– As ata që vodhën paratë e Rrugës së Kombit?
– As ata.
– Edhe ata që duan të rivjedhin prapë Rrugën e Kombit?
– Edhe ata.
– Nuk janë barbarë ata që për 30 vjet vranë, dhunuan, shkatërruan, vodhën?
– Nuk janë ata barbarët.
– As ata zverktrashët me diploma falso që bënë shtet falso?
– As ata.
– Edhe ata qafë e kokëtrashë që ligjet i bënë dhe i zbatuan si deshën?
– Edhe ata.
– Nuk janë barbarë ata që vranë njerëz të pafajshëm më 21 Janar?
– Nuk janë ata barbarët.
– As ata që i rivranë të vrarët e pafajshëm të 21 Janarit?
– As ata.
– Edhe ata që vjedhin ujin, energjinë elektrike, pronën e tjetrit?
– Edhe ata.
– Nuk janë barbarë ata që e privatizuan energjinë elektrike për ta vjedhur?
– Nuk janë ata barbarët.
– As ata që i rrasin njerëzit në burg pa gjyq për energjinë e papaguar?
– As ata.
– Edhe ata që vodhën tokat e bregdetit?
– Edhe ata.
– Nuk janë barbarë ata që po i rivjedhin tokat e bregdetit?
– Nuk janë ata barbarët.
– Nuk janë barbarë ata që?… As ata që?… Edhe ata që?…
– Nuk janë ata barbarët… As ata… Edhe ata…
– Po atëherë nuk paska fare barbarë ky vend?
– Barbarët po flenë. Nuk janë zgjuar akoma
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



