Dule i mërzitur nga prania e Idrizit në koalicionin opozitar
Bashkimi i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, si duket ka sjellë përçarjet e para brenda opozitës.
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, aleat i Bashës në opozitë, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e opozitës në Vlorë.
Mungesa e tij është vënë re në kamera, ndërsa nuk dihet nëse mungesa e Dules vjen për shkak të pranisë së Shpëtim Idrizit i cili përfaqëson interesat e çamëve, apo diçka tjetër.
Nga ana e tij, Idrizi është shprehur se është koha që opozita të shpalosë programin e vet para shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre, pasi sipas tij, sot opozita numerikisht është në maxhorancë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



